Autoritetet ruse kanë arrestuar një person për vrasje në Moskë
BKT
Rajoni dhe Bota

Autoritetet ruse kanë arrestuar një person për vrasje në Moskë

Bardhyl Bajrami /RTK

Autoritetet ruse kanë arrestuar një të dyshuar 29 vjeçar, shtetas i Uzbekistanit, për vrasjen e djeshme të gjenerallejtënantit Igor Kirillonv. Gjatë intervistimit, i dyshuari thuhet se ka pranuar të jetë rekrutuar nga shërbimi inteligjent i Ukrainës.

Shërbimi i Sigurisë në Rusi ka njoftuar për ndalimin e një personi lidhur me vrasjen e djeshme të gjenerallejtënantit rus, Igor Kirillov, dhe asistentit të tij pranë Moskës.

Nga qendra për marrëdhënie me publikun e Shërbimit Federal Rus të Sigurisë, kanë thënë se 29 vjeçari i ndaluar është i dyshuar për kryerjen e një sulmi terrorist. Në deklaratë thuhet se gjatë intervistimit i dyshuari ka treguar se është rekrutuar nga shërbimet special të Ukrainës.

 Dje, një burim nga Ukraina ka thënë për rrjetin BBC se vrasja e gjenerallejtënantit është kryer nga shërbimi i Ukrainës për Siguri. Ky burim ka thënë se gjenerali rus ka qenë shënjestër legjitime pasi ka kryer krime lufte.

Gjenerallejtënanti Igor Kirillov, kreu i Forcave Mbrojtëse Bërthamore, Biologjike dhe Kimike dhe Ilya Polikarpov, asistenti i tij, u vranë dje duke dalë nga një objekt banimi nga shpërthimi i një eksplozivi i vendosur në një ‘scooter’, pranë hyrjes së objektit.

 


MË SHUME NGA Rajoni dhe Bota