Njoftohet për viktima të reja në Gaza
BKT
Rajoni dhe Bota

Njoftohet për viktima të reja në Gaza

Luan Qorraj/RTK

Ndërmjetësuesit amerikanë, së bashku me ata të vendeve arabe, po tentojnë të përfundojnë marrëveshjen e armëpushimit mes Hamasit dhe Izraelit, përderisa nga Gaza njoftohet për viktima të reja.

Ndërmjetësuesit nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, së bashku me ata nga Katari dhe Egjipti, janë duke punuar me intensitet të lartë për të përfunduar marrëveshjen e shumëpritur të armëpushimit mes Izraelit dhe Hamasit.

Burimet e afërta me negociatat kanë thënë se përfaqësuesit izraelitë dhe ata palestinezë tanimë janë pajtuar rreth gati të gjitha detajeve të marrëveshjes dhe kanë shtuar se besojnë që ajo do të nënshkruhet gjatë disa ditëve të ardhshme.

Ndërkohë, nga Gaza njoftohet për viktima të reja palestineze. Sipas zyrtarëve palestinezë, më shumë se 20 civilë janë vrarë si pasojë e bombardimeve izraelite, 10 prej të cilëve kur një bombë goditi shtëpinë e tyre në Beit Hanun. Njëkohësisht, civilët në kampin Bureij kanë filluar të largohen nga disa lagje pasi forcat izraelite urdhëruan evakuimin e tyre. Urdhri për largimin e civilëve u dha pasi që luftëtarët e Hamasit lëshuan raketa nga ai rajon.

Gjithashtu, ka njoftime se forcat izraelite kanë kryer operacione tokësore në rajonin Beit Hanun si dhe në kampin e refugjatëve Jabalya.

Sipas zyrtarëve në Rripin e Gazës, numri i viktimave që nga fillimi i luftës është tani rreth 45,100, përderisa mbi 107,000 të tjerë janë plagosur.


MË SHUME NGA Rajoni dhe Bota