Kancelari federal Olaf Scholz viziton vendin e sulmit në Magdeburg
G.K/RTKlive
Kancelari federal Olaf Scholz (SPD) ka vizituar mëngjesin e sotëm vendin e sulmit tragjik në Magdeburg, ku një natë më parë një sulmues goditi turmën në një nga tregjet tradicionale të Krishtlindjeve.
Scholz, së bashku me kryeministrin e Saksonisë-Anhalt, Reiner Haseloff (CDU), ministrat federalë Volker Wissing (pa parti), Steffi Lemke (Partia e Gjelbër) dhe kreun e CDU-së, Friedrich Merz, e vizituan tregun e Krishtlindjeve të Magdeburgut, i cili ishte i mbyllur pas ngjarjes.
Më 20 dhjetor 2024, një 50-vjeçar ka futur një BMW SUV në turmën e njerëzve, duke shkaktuar të paktën pesë viktima dhe mbi 200 të plagosur, përfshirë 41 të plagosur rëndë dhe 86 të tjerë me dëmtime serioze, raporton http://ad-hoc-news.de.
Frika është se numri i viktimave mund të rritet. Kryeministri Haseloff ka mirëpritur vizitën e Kancelarit në një konferencë të improvizuar për shtyp disa orë pas ngjarjes, duke kërkuar masa politike pas këtij sulmi.
Arsyet e sulmit ende mbeten të paqarta. I dyshuari, një qytetar saudit, nuk është identifikuar si islamist, por më tepër si një person që ka urrejtje ndaj Islamit. Ai ka punuar si mjek në Bernburg.























