Dhjetëra persona i mbijetuan rrëzimit të aeroplanit në Kazakistan
BKT
Rajoni dhe Bota

Dhjetëra persona i mbijetuan rrëzimit të aeroplanit në Kazakistan

Flutura Bekqeli / RTK

Dhjetëra persona i kanë mbijetuar rrëzimit të aeroplanit të pasagjerëve në Kazakistan, thonë zyrtarët lokalë. Autoritetet thanë se 38 persona mbetën të vdekur në aksident.

Fluturimi J2-8243 i Azerbajxhan Airlines mori flakë teksa tentoi të bënte një ulje emergjente pranë qytetit të Kazakistanit Aktau. Aeroplani ishte në rrugë për në Grozny në Rusi, por ai u devijua për shkak të mjegullës, tha linja ajrore për BBC.

Pamjet tregojnë aeroplanin duke u nisur drejt tokës me shpejtësi të madhe përpara se të shpërthejë në flakë ndërsa ulet. Linja ajrore tha se ai "bëri një ulje emergjente" rreth 3 km nga Aktau.

Raportet e pakonfirmuara nga mediat ruse thanë se aeroplani mund të ishte përplasur me një tufë zogjsh përpara se të rrëzohej.

Prokurori i Përgjithshëm i Azerbajxhanit tha se "të gjithë skenarët e mundshëm" po shqyrtoheshin dhe presidenti Ilham Aliyev tha se ishte shumë herët për të thënë ndonjë gjë përfundimtare.

Ekspertët e mbrojtjes ajrore kanë sugjeruar se modeli i dëmtimit brenda dhe jashtë aeroplanit tregon se mbrojtja ajrore ruse aktive në Grozny mund të ketë shkaktuar rrëzimin.

Azerbajxhani Airlines tha se fluturimet midis Baku dhe qyteteve ruse të Grozny dhe Makha-chkala do të anulohen në pritje të një hetimi për incidentin. Regjistruesi i të dhënave të fluturimit të aeroplanit është gjetur, thanë zyrtarët.

Personat në bord ishin kryesisht shtetas të Azerbajxhanit, por kishte edhe disa pasagjerë nga Rusia, Kazakistani dhe Kirgistani. Si Azerbajxhani ashtu edhe Kazakistani kanë nisur hetimet për incidentin.


MË SHUME NGA Rajoni dhe Bota