Katër të vdekur e dy të plagosur pas një zjarri në një vagon treni në Sofje
BKT
Rajoni dhe Bota

Katër të vdekur e dy të plagosur pas një zjarri në një vagon treni në Sofje

Hanife Osmani /RTK

Katër të vdekur dhe dy të plagosur pas një zjarri në një vagon treni në Stacionin Qendror të Sofje të Bullgarisë. Hetimet vazhdojnë për të përcaktuar nëse ishte aksident apo akt i qëllimshëm.

Në orët e para të mëngjesit të së martës, katër persona humbën jetën gjatë shpërthimit të një zjarri në një vagon treni në Stacionin Qendror të Sofjes. Ndërkohë, dy persona të tjerë janë arrestuar dhe autoritetet po hetojnë përfshirjen e tyre të mundshme në incident. Ministria e Brendshme raportoi se ngjarja ndodhi rreth orës 2:30 të mëngjesit.

Sipas policisë së Sofjes hetimet për shkaqet e incidentit janë ende në proces. Sipas informacionit paraprak, zjarri mund të jetë shkaktuar nga një përpjekje e personave për të ndezur zjarr për t’u ngrohur, por flakët dolën jashtë kontrollit. Dy të plagosurit gjenden në gjendje kritike, një 65-vjeçar dhe një 35-vjeçar, u dërguan me urgjencë në spital për trajtim.

Autoritetet janë duke shqyrtuar të gjitha pistat, duke përfshirë mundësinë e një akti të qëllimshëm apo një aksidenti. Provat janë duke u mbledhur dhe informacione të tjera mund të publikohen më vonë.


MË SHUME NGA Rajoni dhe Bota