Disa të vrarë nga të shtënat me armë zjarri në Mal të Zi
BKT
Rajoni dhe Bota

Disa të vrarë nga të shtënat me armë zjarri në Mal të Zi

Sh.Ç/RTKlive

Disa persona janë vrarë nga të shtënat me armë zjarri pas një konfrontimi fizik në një tavernë në Cetinjë, në Mal të Zi.

Në një restorant në Cetinje sot pasdite Aca Martinoviq u mori jetën disa personave me përdorimin e armëve të zjarrit, raporton Pobjeda. Sipas kësja gazete, autori i armatosur ka dalë nga ndërtesa dhe ka ikur.

Policia e Malit të Zi ka publikuar fotografinë Aca Martinoviq, të dyshuarit për vrasjen e së paku katër personave, pas një përleshje që nisi në një tavernë në Cetinje.“Policia është duke ndërmarrë të gjitha aktivitetet në juridiksionin e saj për lokalizimin dhe vënien nën kontroll të personit dhe në terren ndodhen të gjitha njësitë organizative në dispozicion të policisë, përfshirë edhe Njësinë Speciale të Policisë. Vërejmë se personi është i armatosur dhe i rrezikshëm. Edhe edhe një herë drejtpërsëdrejti apelojmë te qytetarët e Cetinjës që të qëndrojnë të vëmendshëm dhe të qëndrojnë në objektet e tyre të banimit dhe të mos lejojnë persona të panjohur në shtëpitë e tyre, ndërsa policia të marrë të gjitha masat dhe veprimet me qëllim mbrojtjen e tyre dhe ndjekjen penale të autorëve. të kësaj ngjarje”, thuhet në njoftim e plicisë.

Mësohet se fillimisht ka ndodhur një përleshje në një lokal në periferi të Prestonicës, pas së cilës i kërkuari ka nxjerrë armën dhe ka qëlluar.

Ndërsa, Radio Cetinja raporton se disa persona janë vrarë në një ‘gosti të përgjakshme’ që ka ndodhur sot pasdite në një tavernë në Cetinje. Një i dyshuar identiteti i të cilit është i njohur për policinë ka vrarë katër burra, ka plagosur dy të tjerë dhe më pas është larguar nga vendi i ngjarjes.

Radio Cetinja shkruan se jo shumë kohë më pas u raportua se ai ka vrarë dy fëmijë dhe ka plagosur një grua në vendbanimin Bogdanovkraj. Policia bën me dije se është A.M. nga Cetinja, të cilën po e kërkojnë.


MË SHUME NGA Rajoni dhe Bota