Nxirren trupat e pajetë të tre personave
Besnik Iseni / RTK-Shkup
(E plotësuar, ora 22:40) Një veturë me pesë persona, anëtarë të familjes Arsllani nga Gërçeci i Shkupit gjatë orëve të mbrëmjes kanë ra në lumin Vardar, në afërsi të fshatit Rashçe të Shkupit.
Kalimtarët e rastit kanë arritur të gjejnë një fëmijë pesë vjeçar që ka dalë nga vetura.
Deri më tani ekipet e shpëtimit kanë nxjerë trupat e pajetë të tre grave .
Ndërkohë, janë ndërperë kërkimet për të vazhduar nesër në mëngjes.
Dyshohet se në veturë ka qenë edhe një burrë,i cili ka qenë ngasës i automjetit.
Policia pritet që nesër të jap më shumë hollësi për këtë rast tragjik.
RTM2
(E plotësuar, ora 22:00) Nga Qendra për Menaxhimin e Krizave (QMK) bëjnë të ditur se është tërhequr vetura që sot ra në ujërat e lumit Vardar, në afërsi të fshatit Rashçe në Maqedoni të Veriut.
“Automjeti që ra në Vardar, afër fshatit Rashqe është tërhequr. Prej saj u nxorën trupat e tre personave. Vazhdojnë kërkimet për personin e katërt”, thonë nga QKM.
Aksidenti i rëndë ndodhi sonte në rrugën Rashçe-Saraj, kur automjeti kishte humbur kontrollin dhe kishte dalë nga rruga, duke përfunduar në lumin Vardar. Në veturë ndodhej një familje 5-anëtarëshe, ndërsa fëmiu 5 vjeçar që ishte bashkë me ata, kishte arritur të shpëtonte dhe i njëjti ishte gjetur në afërsi të ujit.
Rruga Rashçe-Saraj, një veturë bie në lumin Vardar
Një aksident i rëndë ka ndodhur në rrugën Rashçe-Saraj, aty ku një veturë ka rënë në lumin Vardar.
Në veturë kanë qenë 5 antarë të një familjeje, përfshirë këtu edhe një fëmijë 5 vjeçar, i cili është gjetur jashtë automjetit pasi kishte fluturuar nga dritarja.
Fëmija menjëherë është dërguar për trajtim në spitalin “8 Shtatori” në Shkup.
Policia dhe zjarrfikësit kanë dalur menjëherë në vendin e ngjarjes.
Burimet policore bëjnë të ditur se bëhet fjalë për dalje nga rruga të një makine, brenda së cilës udhëtonin 5 persona të familjes Arsllani nga Gërçeci.
Në veturë po udhëtonin një çift të moshuarish, djali i tyre dhe nusja e njërit prej djemve të kësaj familje si dhe fëmija 5 vjeçar.
Ekipet e kërkim shpëtimit po punojnë për gjetjen e 4 personave të tjerë.
Nga MPB kanë konfirmuar aksidentin.
“Me datë 02.01.2025 në orën 16:00 është raportuar në SPB Shkup se një automjet ka dalë nga rruga dhe ka rënë në lumin Vardar,” njoftojnë nga MPB.
“Menjëherë në vendngjarje janë dërguar oficerë policie dhe shërbimi i Ndihmës së Shpejtë, ndërsa ekipi i njësitit special Tigrat ka marrë masa për nxjerrjen e automjetit. Po ashtu, në vendngjarje është edhe prokurori publik,” theksojnë nga MPB.























