SHBA përballet me stuhi dimri dhe temperatura shumë të ulëta
BKT
Rajoni dhe Bota

SHBA përballet me stuhi dimri dhe temperatura shumë të ulëta

Hanife Oamani /RTK

SHBA-ja përballet me një stuhi dimri që kërcënon miliona me dëborë rekord dhe temperatura ekstremisht të ulëta, duke paralizuar jetën e përditshme.

Një stuhi e ashpër dimri po kërcënon miliona amerikanë me reshje dëbore rekord dhe temperatura ekstremisht të ulëta, duke sjellë kushtet më të këqija të motit në mbi një dekadë.

Stuhia, e cila filloi në qendër të SHBA-së, pritet të përhapet në lindje gjatë ditëve të ardhshme, paralajmëron Shërbimi Kombëtar i Motit (NWS). Pesë shtete, përfshirë Kentucky, Virginia, Kansas, Arkansas dhe Missouri, kanë shpallur gjendjen e emergjencës.

Në qendër të SHBA-së, autoritetet paralajmërojnë për kushte të rrezikshme ose të pamundura për drejtimin e automjeteve dhe mbyllje masive deri të dielën.

Temperaturat do të jenë shumë më të ulëta se mesatarja mujore në disa prej shteteve më të prekura: në Kansas, ndjesia e ftohtësisë mund të bjerë nën -29°C, ndërsa në Louisville, Kentucky, dhe St. Louis, Missouri, temperaturat pritet të arrijnë në nivele rekord prej -16°C.

Në përgjigje të kushteve ekstreme, linjat ajrore kryesore, përfshirë American Airlines, Delta, Southwest dhe United, kanë ofruar lehtësira për ndryshimin e biletave për pasagjerët në aeroportet e prekura.

Paralajmërimet për anulime dhe vonesa fluturimesh janë tashmë në fuqi, duke ndikuar miliona udhëtarë në pjesën qendrore dhe lindore të SHBA-së.


MË SHUME NGA Rajoni dhe Bota