Kryeministri kanadez, Justin Trudeau jep dorëheqje
BKT
Rajoni dhe Bota

Kryeministri kanadez, Justin Trudeau jep dorëheqje

RTK

Kryeministri kanadez, Justin Trudeau, ka dhënë dorëheqje. Gjatë njoftimit të tij në një konferencë për media, ai ka thënë se "ky vend meriton një zgjedhje reale" në zgjedhjet e ardhshme.

Trudeau tha se është bërë e qartë se nëse ai duhet të luftojë "betejat e brendshme" ai nuk mund të jetë alternativa më e mirë në fletëvotim për kanadezët, transmeton BBC.

Ai ka shtuar se Kanadaja është një vend më i mirë sot sesa kur ai mori detyrën si kryeministër në 2015.

Ai thotë se qeveria e tij bëri që ekonomia të funksiononte për të gjithë, jo vetëm për disa - ai thotë se uli varfërinë dhe futi më shumë njerëz në fuqinë punëtore.


MË SHUME NGA Rajoni dhe Bota