Shkon në 95 numri i të vdekurve nga tërmeti në Tibet
RTKlive
Numri i viktimave të tërmetit që goditi Tibetin mëngjesin e sotëm është rritur në 95, ndërsa numri i të lënduarve ka shkuar 130.
Mediat ndërkombëtate raportojnë se tërmeti i fuqishëm me magnitudë 7.1 goditi rajonin Himalayan të Tibetit në Kinën jugperëndimore.
Më shumë se 1000 shtëpi janë shkatërruar dhe ekipet janë duke kërkuar për të mbijetuar nën rrënoja dhe duke shpërndarë batanije dhe gjëra të tjera të nevojshme për të prekurit, sipas mediave shtetërore kineze.
Sipas të dhënave nga Administrata Meteorologjike e Kinës, temperatura aktuale në zonë është minus tetë, por deri në mbrëmjen e sotme do të bjerë në minus 18. Njerëzit kanë mbetur pa ujë dhe energji elektrike.
Tërmet i fuqishëm në Kinë, raportohet për më shumë se 50 viktima
Të paktën 53 persona janë konfirmuar të vdekur dhe 62 janë plagosur pas një tërmeti i fuqishëm që goditi rajonin malor të Tibetit të Kinës mëngjesin e së martës, njoftuan mediat botërore.
Raportohet se tërmeti që goditi qytetin e shenjtë Shigatse të Tibetit rreth orës lokale 09:00 kishte një magnitudë 7.1 ballë dhe një thellësi prej 10 kilometrash, sipas të dhënave nga Shërbimi Gjeologjik i SHBA-së, i cili gjithashtu tregoi një seri të pasgoditjeve në zonë.
Lëkundjet u ndjenë edhe në Nepalin fqinj dhe pjesë të Indisë. Lëkundjet u ndjenë në Nepal, nuk u raportuan dëme apo viktima, tha për AFP një zyrtar lokal në rajonin Namche të Nepalit, afër Everestit.
Forcat ajrore kineze kanë nisur opercaionet e shpëtimit ndërsa janë dërguar dronë në zonën e prekur, e cila ndodhet pranë malit Everest ku temperaturat janë nën zero. Si energjia ashtu edhe uji në rajon janë ndërprerë.
Presidenti kinez Xi Jinping ka bërë thirrje për përpjekje të gjithanshme të kërkim-shpëtimit për të minimizuar viktimat dhe për të zhvendosur banorët e prekur.























