Izraeli dhe Hamasi arrijnë marrëveshje për armëpushim dhe lirim të pengjeve
BKT
Foto: Reuters
Rajoni dhe Bota

Izraeli dhe Hamasi arrijnë marrëveshje për armëpushim dhe lirim të pengjeve

Luan Qorraj /RTK

Pas më shumë se 15 muajve të luftës , dhjetëra mijëra viktimave dhe shkatërrimit masiv nël rripin e gazës,është njoftuar se udhëheqësi e Hamasit dhe Izraeli kanë arritur marrëveshjen e shumëpritur të armëpushimit.

Burimet e ndryshme diplomatike dhe mediale kanë raportuar se krerët e lëvizjes Hamas dhe udhëheqësit izraelit në Tel Aviv, më në fund kanë arritur një marrëveshje të armëpushimit e cila pritet të sjell deri te fundi i luftës e cila, gjatë 15 muajve të kaluar, shkaktoi më shumë se 47 mijë viktima si dhe shkatërrim masiv në Rripin e Gazës.

Edhe pse ende nuk janë publikuar të gjitha detajet e marrëveshjes, sipas raporteve të deritanishme është bërë e ditur se, marrëveshja parasheh disa faza - gjatë fazës së parë pritet që, Hamasi do të liron pengjet izraelite të cilat ende mbahen nga lëvizja militante, në këmbim të lirimit të qindra palestinezëve të cilët mbahen në burgjet Izraelite, pastaj pritët që Izraeli të tërheq forcat nga pjesët e banuara të rripit të gazës dhe të lejon hyrjen e menjëhershme të ndihmave humanitare më se të nevojshme për mbi 2 milion civil në Rripin e Gazës.

Pritet që pas përfundimit të fazës së parë, Hamasi dhe Izraeli do të vazhdojnë me këmbimin e pengjeve dhe të arrestuarve të mbetur ndërsa Tel Avivi do të tërheq të gjitha trupat nga territori i rripit të gazës përderisa , besohet se faza e tretë e marrëveshjes nënkupton rindërtimin e gazës dhe kthimin e personave të zhvendosur në shtëpitë e tyre.

Sipas diplomatëve, besohet se gjatë kësaj faze do të duhet të fillojnë bisedimet të cilat do të duhet të sjellin deri te një paqen afatgjatë në Rripin e Gazës.

Edhe pse shumë prej detajeve mbesin të panjohura, lajmi për arritjen e saj u mirëprit në rripin e gazës si dhe në skenën ndërkombëtare shumë diplomat tanimë kanë uruar arritjen e marrëveshjes e cila do të duhet të ndalon luftën më vdekjeprurëse në rajon në dekada - dhe e cila, do të mund të sjell deri te një zgjidhje afatgjatë për tensionet mes Izraelit dhe palestinezëve në Rripin e Gazës.


MË SHUME NGA Rajoni dhe Bota