Kabineti izraelit i sigurisë do të votojë për marrëveshjen e armëpushimit
Flutura Bekqeli / RTK
Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu, ka konfirmuar se një marrëveshje armëpushimi në Gazë është rënë dakord me Hamasin, pas tejkalimit të mosmarrëveshjeve.
Ai thotë se kabineti i tij i sigurisë do të mblidhet më vonë të premten, më pas qeveria do të mblidhet "për të miratuar marrëveshjen" - dhe nëse të gjitha finalizohen, pengjet "pritet të lirohen që të dielën".
Takimi i së premtes vjen përpara një votimi më të gjerë të kabinetit për të miratuar marrëveshjen, që pritet të shtunën. Më herët, zyra e kryeministrit izraelit konfirmoi se është arritur një marrëveshje me Hamasin për lirimin e pengjeve të mbajtura në Gaza. Marrëveshja, e cila zyrtarët amerikanë presin të hyjë në fuqi të dielën, do të shohë një pauzë në luftimet në Gaza dhe do të çojë në lirimin me faza të pengjeve dhe të burgosurve palestinezë.
Netanyahu kishte vonuar takimin me kabinetin e tij pasi akuzoi Hamasin se po kërkon ndryshime në marrëveshjen përfundimtare
Agjencitë ndërkombëtare të ndihmës e mirëpritën marrëveshjen dhe u zotuan të rrisin punën e tyre në Gaza. Agjencia e OKB-së për refugjatët palestinezë bëri thirrje për "qasje të shpejtë, të papenguar dhe të pandërprerë humanitare" për të lehtësuar vuajtjet e shkaktuara nga lufta.
Më shumë se 100 njerëz janë vrarë nga sulmet izraelite në Gaza pas shpalljes së një marrëveshje armëpushimi dhe lirimit të pengjeve të mërkurën, sipas një raporti të të dhënave nga Mbrojtja Civile e Gazës. Numri i të vdekurve përfshin të paktën 27 fëmijë.
Hamasi sulmoi Izraelin më 7 tetor 2023, duke vrarë rreth 1200 njerëz dhe duke marrë 251 pengje. Sulmi shkaktoi një ofensivë masive izraelite në Gaza, gjatë së cilës janë vrarë më shumë se 46,000 palestinezë, sipas ministrisë së shëndetësisë të drejtuar nga Hamasi.























