Forcat ruse godasin një bllok të banesave të banimit civil në Kiev
Luan Qorraj / RTK
Autoritetet ukrainase kanë thënë se kanë konfirmuar se së paku 3 civil janë vrarë dhe më shumë se 10 të tjerë janë plagosur, si pasojë e një sulme Rus me raketë balistike, në një lagje të banimit civil në Kiev.
Sipas raporteve, sulmi ndodhi në orët e hershme të mëngjesit kur një raketë balistike ruse goditi bllokun e ndërtesave të banimit në të cilin gjendeshin familje që flinin.
Moska, nga ana e saj, tha se kishte shënjestruar një "prodhues të raketave me rreze të gjatë veprimi" , por dëshmitarët në teren dhe Kievi zyrtar thonë se në pjesën e goditur nuk kishte instalime ushtarake- Kremlini shtoi edhe se sulmi në Kiev u krye si kundër-përgjigje ndaj "sulmeve ukrainase me raketat amerikane ATACMS" gjatë ditëve të kaluara.
Me këtë, Moska zyrtare, po i referohet fushatës çdo herë e më të madhe të sulmeve Ukrainase kundër caqeve strategjike thellë brenda Rusisë- edhe pse shumica dërrmuese e këtyre sulmeve po kryhen me fluturake pa pilot të prodhuara nga vet Ukrainasit.
Sipas raporteve, forcat ukrainase kanë vazhduar me sulme të tilla edhe gjatë natës së kaluar, duke goditur rafineri të naftës, depo të armatimit dhe caqe tjera strategjike brenda Rusisë, ekspertët e shumtë ushtarak kanë thënë se kjo qasje e ukrainase ka filluar t’i shkakton dëme të mëdha Rusisë dhe ta vështirëson shumë logjistikën e luftës.























