Tetë të vdekur nga zjarri në një shtëpi të pleqve në Serbi
Sh.Ç/RTKlive
Tetë persona kanë humbur jetën dhe shtatë të tjerë janë lënduar si pasojë e zjarrit në një shtëpi të pleqve në periferi të kryeqytetit të Serbisë, Beograd. Radiotelevizioni i Serbisë (RTS), ka raportuar se zjarri shpërtheu rreth orës 3:30 të së hënës në komunën e Barajevës, në jug të Beogradit.
Ministri i Punës, Veteranëve dhe Çështjeve Sociale i Serbisë, Nemanja Staroviq, ka thënë se 13 persona janë evakuuar nga ndërtesa si pasojë e zjarrit. Ai ka thënë për RTS-në se, sipas të dhënave fillestare, ka shenja se bëhet fjalë për zjarrëvënie të qëllimshme.
Ministri serb, ka thënë se shtëpia e pleqve ka licencë të vlefshme pune dhe se plotësonte kërkesat për mbrojtje nga zjarri. Sipas tij, për të evakuuarit është siguruar strehim i menjëhershëm.
Zyrtarët serbë kanë thënë se në shtëpi ndodhshin 30 njerëz, raportojnë mediat serbe. Shtatë të lënduar, janë marrë nga autoambulanca dhe janë dërguar në Akademinë Mjekësore Ushtarake dhe në Qendrën Emergjente.
Një numër i madh i zjarrfikësve dhe makinave zjarrfikëse kanë ndihmuar në shuarjen e zjarrit. Barajeva është një nga 17 komunat e Beogradit dhe ndodhet 30 kilometra në jugperëndim të qendrës së kryeqytetit.























