Trump shpall emergjencën kombëtare në kufi dhe prezanton vizionin e tij
BKT
Foto: Reuters
Rajoni dhe Bota

Trump shpall emergjencën kombëtare në kufi dhe prezanton vizionin e tij

G.K/RTKlive

Pas betimit të tij si president i 47-të i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump mbajti fjalimin e parë ku shpalosi vizionin e tij për të ardhmen e vendit.

Në këtë adresim, ai theksoi prioritetet e administratës së tij. Ai ka deklaruar se do të shpallë emergjencë kombëtare në jug të vendit për të adresuar sfidat në kufi dhe për të zmbrapsur kriminelët.

Të gjitha hyrjet e paligjshme të imigrantëve “do të ndalohen menjëherë”, tha ai, duke shtuar se Qeveria do të fillojë procesin e kthimit të miliona “të huajve kriminelë” në vendet nga kanë ardhur.

Presidenti Donald Trump ka paraqitur një platformë ambicioze, duke shpallur një sërë premtimesh për të adresuar çështjet më të rëndësishme për Shtetet e Bashkuara.

Trump premtoi gjithashtu të trajtojë krizën e inflacionit dhe të përdorë burimet natyrore të vendit, si naftën dhe gazin, për të siguruar pavarësinë energjetike dhe për të rikthyer pasurinë e Amerikës. Ai ka theksuar nevojën për të mbrojtur industrinë e drurit dhe automobilizmit, duke rikthyer prodhimin e makinave në SHBA dhe duke mbrojtur punëtorët amerikanë.

Ndër prioritetet e tij përfshihet anulimi i Marrëveshjes së Gjelbër, rikthimi i besimit te Rezervat Federale dhe promovimi i meritokracisë në vend.

Trump ka premtuar gjithashtu të fuqizojë ushtrinë amerikane, duke e bërë atë më të fortën në botë, dhe të rikthejë respektin e Amerikës në skenën globale.

Ai shtoi se Amerika, së shpejti, do të jetë “më madhështore, më e fortë dhe më e jashtëzakonshme”.

“Rrezet e diellit po shtrihen në të gjithë botën dhe Amerika e ka rastin ta shfrytëzojë këtë mundësi si kurrë më parë”, tha Trump.


MË SHUME NGA Rajoni dhe Bota