Kallas uron Trumpin: Mezi presim të vazhdojmë partneritetin tonë
BKT
Rajoni dhe Bota

Kallas uron Trumpin: Mezi presim të vazhdojmë partneritetin tonë

E. Hoti / RTKlive

Shefja e politikës së jashtme të Bashkimit Evropian, Kaja Kallas, e ka uruar  Donald Trumpin, i cili u betua sot si president i 47-të i Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Në një postim në platformen X , Kallas ka shkruar se mezi presin të vazhdojnë partneritetin me Trump në trajtimin e sfidave globale.

“Lidhja transatlantike ka sjellë prosperitet dhe forcë në të dyja anët e Atlantikut. Së bashku, ne jemi më të fortë dhe më të sigurt në trajtimin e sfidave globale. Mezi presim të vazhdojmë partneritetin tonë”, shkroi Kallas në platformën X.

Pas betimit të tij si president i 47-të i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump mbajti fjalimin e parë ku shpalosi vizionin e tij për të ardhmen e vendit.

“Betohem solemnisht se do të shërbej me besnikëri në Zyrën e Presidentit të Shteteve të Bashkuara dhe do ta bëj më të mirën për të ruajtur dhe mbrojtur Kushtetutën e Shteteve të Bashkuara”, tha Trump.


MË SHUME NGA Rajoni dhe Bota