21:42 / 20.01.2025
Von der Leyen: BE-ja pret të punojë nga afër me Trumpin
E. Hoti / RTKlive
Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, e ka uruar sot Donald Trumpin për mandatin e dytë presidencial.
Në një postim në platformen X , Von der Leyen ka thënë se Bashkimi Evropian pret të punojë nga afër me Trump për trajtimin e sfidat globale.
“BE-ja pret të punojë nga afër me ju për të trajtuar sfidat globale. Së bashku, shoqëritë tona mund të arrijnë prosperitet më të madh dhe të forcojnë sigurinë e tyre të përbashkët”, ka shkruar Von der Leyen në platformën X.
























