Përsëri zjarr në Los Anxhelos, mijëra të evakuuar
Hanife Osmani/ RTK
Një zjarr i fuqishëm ka përfshirë përsëri Los Anxhelosin, duke detyruar kështu mbi 31,000 persona të evakuohen dhe mbi 23,000 të tjerë u paralajmëruan për mundësinë e largimit të menjëhershëm.
I quajtur “Zjarr Hughes”, filloi që nga e mërkura pranë liqenit Castaic, rreth 72 kilometra në veri-perëndim të qytetit të Los Anxhelos. Brenda disa orëve, zjarri ka përfshirë mbi 10,000 hektarë tokë, ndërsa autoritetet raportojnë një përmbajtje të pjesshme prej 14%.
Zjarrfikësit kanë mobilizuar dhjetëra helikopterë dhe avionë për të frenuar përhapjen e flakëve, ndërsa erërat me shpejtësi 32-48 km në orë. Ndërkohë, autostrada kryesore është mbyllur për shkak të afërsisë me flakët, duke krijuar vështirësi për ata që përpiqen të largohen.
Ekspertët paralajmërojnë se ndryshimet klimatike dhe vegjetacioni i thatë po krijojnë kushte ideale për shpërthime të reja zjarresh në të gjithë Kaliforninë.
Meteorologët parashikojnë reshje shiu gjatë fundjavës, të cilat mund të ndihmojnë në kontrollimin e flakëve, por gjithashtu rrisin rrezikun e përmbytjeve dhe rrëshqitjeve të dheut në zonat e djegura.
Autoritetet lokale janë duke përgatitur mijëra thasë me rërë për të parandaluar dëme të mëtejshme.























