Netanyahu do të takohet me Trumpin
BKT
Rajoni dhe Bota

Netanyahu do të takohet me Trumpin

Flutura Bekqeli / RTK

Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu, pritet të takohet me presidentin e SHBA-së, Donald Trump, në Shtëpinë e Bardhë javën e ardhshme. Takimi vjen pas një armëpushimi fillestar gjashtëjavor në Gazë, pas arritjes së një marrëveshjeje midis Izraelit dhe Hamasit për ta ndaluar luftën.

Zyra e kryeministrit izraelit, Benjamin Netanyahut ka thënë se vizita pritet të zhvillohet më 4 shkurt dhe se ai ishte lideri i parë i huaj që u ftua në Shtëpinë e Bardhë gjatë mandatit të dytë të Trump.

Një zyrtar i Shtëpisë së Bardhë konfirmoi se do të kishte një takim në fillim të javës së ardhshme, por tha se data dhe ora ende nuk janë finalizuar, sipas CBS News.

Duke folur me gazetarët të hënën, Trump tha se Netanyahu do të udhëtonte në Uashington për ta takuar atë "shumë shpejt", pa dhënë një datë specifike.

Takimi vjen pasi një armëpushim fillestar gjashtë-javor po respektohet në Gaza pasi u arrit një marrëveshje midis Izraelit dhe Hamasit. Trump pretendoi meritën për arritjen e marrëveshjes së armëpushimit dhe lirimit të pengjeve kur u njoftua për herë të parë, duke thënë se marrëveshja "epike" ishte e mundur vetëm sepse ai fitoi zgjedhjet presidenciale të nëntorit.

Takimi vjen gjithashtu pasi Trump tha javën e kaluar se ai donte që Egjipti dhe Jordania të pranonin palestinezë nga Gaza, pasi e përshkroi rripin si një "vend shkatërrimi".

Si Hamasi ashtu edhe Autoriteti Palestinez e dënuan propozimin. Jordania dhe Egjipti gjithashtu e kanë hedhur poshtë këtë ide.

Megjithatë, ideja për të inkurajuar banorët e Gazës për t'u zhvendosur në vendet fqinje është shtyrë prej kohësh nga anëtarët e krahut të djathtë të qeverisë së Netanyahut.

Më shumë se 47,350 palestinezë, shumica e tyre civilë, janë vrarë deri me tani sipas ministrisë së shëndetësisë te Gazës, e drejtuar nga Hamasi


MË SHUME NGA Rajoni dhe Bota