Dhjetëra viktima gjatë shënimit të një festivali fetar në Indi
BKT
Rajoni dhe Bota

Dhjetëra viktima gjatë shënimit të një festivali fetar në Indi

Luan Qorraj/RTK

Dhjetëra persona kanë humbur jetën dhe shumë të tjerë kanë mbetur të lënduar si pasojë e një paniku masiv gjatë shënimit të festivalit "Kumbh Mela" në Indi.

Zyrtarët në Indi kanë thënë se së paku 40 persona kanë humbur jetën dhe mbi 60 të tjerë janë lënduar si pasojë e një paniku masiv që shpërtheu gjatë shënimit të festivalit më të madh fetar në botë, “Kumbh Mela” .

 Sipas njoftimeve, tragjedia ndodhi në qytetin Prayagraj, në shtetin federal Uttar Pradesh. Zyrtarët thonë se ende nuk e dinë se çka, saktësisht, nxiti panikun i cili u përhap nëpër turmën prej qindra mijëra besimtarëve që ishin mbledhur rreth lumit Gang- i cili shihet si i shenjtë për shumë besimtarë[1]por shtojnë se janë duke punuar me shpejtësinë më të madhe për të zbardhur ngjarjet.

 Ndërkohë, të mbijetuarit, shumë prej të cilëve kanë thënë se turma në panik i ka hedhur në lumë, kanë shprehur dyshimet e tyre për gatishmërinë e policisë lokale që të kontrollon një turmë aq të madhe - madje shumë prej tyre kanë thënë se në kohën e tragjedisë nuk kanë parë asnjë polic apo këdo që tentonte të mbante rend në turmë.

 Ekipet emergjente dhe mediumet lokale thonë se numri i viktimave mund të jetë edhe më i madh pasi që shumë persona janë ende duke i kërkuar familjarët fati i të cilëve ende nuk dihet

Dhjetëra viktima si pasojë e panikut masiv gjatë shënimit të festivalit ‘Kumbh Mela’


MË SHUME NGA Rajoni dhe Bota