Rrëmujë në festivalin religjioz në Indi
BKT
Rajoni dhe Bota

Rrëmujë në festivalin religjioz në Indi

Bardhyl Bajrami /RTK

Në Indi po mbahet festivali më i madh religjioz, i cili mbahet çdo 12 vjet. Për shkak të rrëmujës së krijuar, kanë humbur jetën më shumë se 10 persona, por ky numër mund të jetë më i madh. Deri sot, në këtë festival kanë marrë pjesë 42 milionë pelegrinë.

Më shumë se 10 persona kanë humbur jetën gjatë festivalit të njohur religjioz në Indi që mbahet në brigjet e lumit Gang. Megjithatë, ende nuk ka konfirmim zyrtar për numrin eventual të viktimave apo të lënduarve.

Grumbullimi i pelegrinëve në Festivalin ‘Kumbh Mela’ po vazhdon pavarësisht rrëmujës që u krijua në orët e para të së mërkurës.

Sipas zyrtarëve, rreth 200 milionë persona tashmë kanë bërë banjë në lumë që nga fillimi i festivalit me 13 janar, ndërsa milionë të tjerë pritet ta vizitojnë këtë vend para përfundimit të festivalit me 26 shkurt.

‘Kumbh Mela’ është njohur si festivali ku bëhet grumbullimi më i madh i njerëzve në botë dhe është aq i madh, saqë mund të shihet edhe nga hapësira. Festivali mbahet çdo 12 vjet ndërsa mblidhen dhjetëra miliona pelegrin por edhe turist dhe të tjerë.

Edhe pse festivali mbahet në katër qytete të Indisë: në Prayagraj, Haridwar, Nashik dhe Ujjain, ngjarja kryesore zhvillohet në Prayagraj.


MË SHUME NGA Rajoni dhe Bota