CDU kërkon mbështetjen e AFD-së
BKT
Rajoni dhe Bota

CDU kërkon mbështetjen e AFD-së

Flutura Bekqeli / RTK

Njeriu që supozohet të jetë lideri i ardhshëm i Gjermanisë mund të kërkojë mbështetjen e partisë së ekstremit të djathtë Alternativa për Gjermaninë, AFD për të kaluar një legjislacion për ashpërsimit e emigracionit, një veprim që është dënuar gjerësisht.

Friedrich Merz, lideri i partisë konservatore CDU, mund të ketë nevojë për votat e AFD për të miratuar legjislacionin që ashpërson ligjet e imigracionit. Ish-kancelarja Angela Merkel e ka akuzuar atë se i ka kthyer shpinën një premtimi të mëparshëm për të mos punuar me AFD në Bundestag.

Merz i ka mbrojtur veprimet e tij si "të nevojshme" dhe tha se ai nuk kishte kërkuar dhe as nuk donte mbështetjen e AFD-së.

CDU kryeson në sondazhet përpara zgjedhjeve të parakohshme të Gjermanisë muajin e ardhshëm. AFD aktualisht është në vend të dytë, megjithëse Merz ka përjashtuar çdo lloj koalicioni me ta. Mijëra njerëz dolën në rrugët e Gjermanisë mbrëmjen e së enjtes për të kundërshtuar bashkëpunimin e CDU-së me të djathtën ekstreme. Ndërsa votimi i së mërkurës pa që një mocion jo-detyrues mbi ndryshimet në ligjin e imigracionit kaloi në parlament, Legjislacioni aktual do të paraqitet të premten që synon të frenojë numrin e imigracionit dhe të drejtat e bashkimit familjar. Megjithatë, masat e tij të propozuara ka shumë pak gjasa të hyjnë në fuqi dhe 'nëse do të ndodhin' mund të bien ndesh me ligjin e BE-së.

Legjislacioni i propozuar kundërshtohet nga partitë, duke përfshirë socialdemokratët (SPD) të kancelarit aktual Olaf Scholz. Scholz është ndër ata që kanë kritikuar mbështetjen e Merz në AFD, duke e quajtur atë një "gabim të pafalshëm".

Në ndërhyrjen e saj të rrallë në politikë, Merkel tha se ai po shkelte një premtim të bërë në nëntor për të punuar me Partinë Social Demokrate dhe të Gjelbërit për të miratuar legjislacionin, jo me AFD. Seksione të AFD-së janë klasifikuar si ekstremistë të krahut të djathtë nga inteligjenca vendase.


MË SHUME NGA Rajoni dhe Bota