Lirohen tre pengje izraelite dhe 183 palestinezë të burgosur
BKT
Rajoni dhe Bota

Lirohen tre pengje izraelite dhe 183 palestinezë të burgosur

Bardhyl Bajrami/ RTK

Hamasi ka liruar sot 3 izraelitë ndërsa Izraeli nga burgjet ka liruar 183 palestinezë

Ka vazhduar edhe sot lirimi i pengjeve të marra nga Hamasi dhe i të burgosurve palestinezë. Sot janë liruar tre izraelitë dhe 183 palestinezë.

Tre izraelitë që po mbaheshin peng nga pjesëtarët e Hamasit në Gazë janë liruar sot në shkëmbim të pothuajse 200 palestinezëve që po mbaheshin në burgjet e Izraelit.

Pengjet i janë dorëzuar Kryqit të Kuq ndërsa janë të fundit që janë liruar si pjesë e marrëveshjes për armëpushim që u arrit muajin e kaluar.

Të burgosurit palestinez, 183 prej tyre, janë dërguar në Gazë dhe Bregun Perëndimor me autobusë të cilët po mbaheshin në një burgun aty afër.

Zyrtarët e Kryqit të Kuq i nënshkruan certifikatat e lirimit të dy izraelitëve të liruar e të cilët më pas I mbanin ato në dorë derisa përshëndetnin turmën në Khan Yunis.

Ka reaguar edhe Isaac Herzog, presidenti i Izraelit i cili ka thënë se të tre të liruarit meritojnë një periudhë rehabilitimi dhe riorganizim të jetës së tyre e po ashtu secili peng i marrë meriton të kthehet në shtëpi sa ma parë.

E në Ramallah, në Bregun e okupuar Perëndimor, të liruarit palestinezë janë pritur nga turma të mëdha të njerëzve.

Sot, lindëm përsëri, tha Nasrallah Muammar, i liruar pas 17 vitesh qëndrimi në burg.


MË SHUME NGA Rajoni dhe Bota