Trump pezullon tarifat për Meksikën, kjo mund të ndodh edhe me Kanadanë
Luan Qorraj /RTK
Presidenti amerikan Donald Trump, ka njoftuar se ka vendosur ta pezullojë vendimin për vendosjen e tarifave mbi produktet meksikane, pasi që presidentja e këtij vendi, Sheinbaum, pranoi të dërgojë mijëra trupa në kufi për ta ndalur kontrabandën e narkotikëve.
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald TRump, ka njoftuar se ka vendosur që të pezullon vendosjen e tarifave mbi mallrat meksikane për një periudhë një-mujore .
Trump tha se këtë vendim e morri pasi që zhvilloi një bisedë të gjatë telefonike me rezidenten meksikane Claudia Sheinbaum, gjatë së cilës, presidentja e Meksikës, është zotuar se menjëherë do të dërgon 10 mijë ushtarë shtesë në kufirin mes dy vendeve , për të ndaluar rrjedhën e narkotikëve nga Meksika në SHBA.
Sheinbaum gjithashtu tha se gjatë kësaj bisede, Trump tha se Shtetet e Bashkuara gjithashtu do të rrisin kontrollet kufitare për të ndaluar kontrabandën e armeve nga amerika drejtë karteleve meksikane.
Javën e kaluar presidenti amerikan, nxiti bujë të Madehe pasi që urdhëroi vendosjen e tarifave prej 25% në ë gjitha produktet meksikane, si dhe ato nga Kanada, pasi që të dy vendet kanë dështuar të ndalojnë trafikun ilegal të narkotikëve dhe emigrantëve drejtë SHBA-s.
Edhe pse , fillimisht, autoritetet meksikane reaguan ashpër ndaj vendimit, vendimi i Trump mjaftoi që ata të ndryshojnë qëndrim dhe të zotohen se do ti ndalojnë kartelet nga kontrabanda e narkotikëve- posaçërisht Fentanyl-it , i cili gjatë viteve të kaluara ka shkaktuar dhjetëra mijëra vdekje në SHBA.
Sa i përket Kanadasë, Trump tha se beson që Otava e ka "keqkuptuar situatën" dhe bëri të ditur se gjatë mbrëmjes do të bisedon edhe me kryeministrin kanadez, Justion Trudeau, me shpresë se do të arrin marrëveshje edhe me Kanadanë.























