Rubio: Zhvendosja e palestinezëve të Gazës do të ishte e përkohshme
BKT
Rajoni dhe Bota

Rubio: Zhvendosja e palestinezëve të Gazës do të ishte e përkohshme

Sh.Ç /RTKlive

Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, ka deklaruar se propozimi i presidentit, Donald Trump, për të zhvendosur popullsinë e Gazës në vendet fqinje, do të ishte i përkohshëm.

Sekretari Rubio ka thënë se propozimi i Trumpit nuk është armiqësor, por një lëvizje bujare, duke treguar "gatishmërinë e Shteteve të Bashkuara për t'u bërë përgjegjëse për rindërtimin e asaj zone", raporton BBC.

Ndërkohë, zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë, Karoline Leavitt, ka sqaruar deklaratën e Trumpit duke thënë të mërkurën se SHBA-ja nuk planifikon të dërgojë trupa në territorin e shkatërruar nga lufta. Ajo ka thënë se ideja e presidentit ishte për largim të përkohshëm.

Kurse, ministri izraelit i Mbrojtjes, Israel Katz, ka vlerësuar propozimin e Trump, duke theksuar se banorët e Gazës "duhet të lejohen të gëzojnë lirinë e daljes dhe imigrimit" nga toka, deti ose ajri.

Ai ka theksuar se vende si Spanja, Irlanda dhe Norvegjia “janë të detyruara ligjërisht të lejojnë çdo banor të Gazës të hyjë në territorin e tyre”. Ndërsa, ministri i Jashtëm i Spanjës e ka hedhur poshtë sugjerimin.

Trumpi ka deklaruar se SHBA-ja mund ta marrë nën kontroll Gazën dhe të zhvendosë miliona palestinezë që jetojnë atje. Kjo ide që ka nxitur kritika nga OKB-ja, organizatat e të drejtave të njeriut dhe disa prej shteteve më të fuqishme në botë.

Kina, Turqia, Gjermania, Franca dhe Britania e Madhe kanë kundërshtuar idenë, duke thënë se palestinezët duhet të lejohen ta rindërtojnë vendin e tyre.


MË SHUME NGA Rajoni dhe Bota