Kryeministri izraelit mbështet propozimin e Trumpit për Gazën
BKT
Rajoni dhe Bota

Kryeministri izraelit mbështet propozimin e Trumpit për Gazën

Flutura Bekqeli / RTK

Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu ka mbështetur propozimin e presidentit amerikan Donald Trump për Gazën, ndërsa ushtria izraelite është urdhëruar të përgatisë plane që një numër i madh i palestinezëve të largohen nga territori.

Ministri i mbrojtjes i Izraelit i ka thënë ushtrisë së tij që të përgatisë një plan për të "lejuar çdo banor të Gazës që dëshiron të largohet ta bëjë këtë", në përputhje me propozimin e presidentit Donald Trump që SHBA të marrë territorin dhe të rivendosë 2.1 milionë palestinezët e saj diku tjetër. Israel Katz tha se banorët e Gazës duhet të kenë "lirinë e lëvizjes dhe migrimit" dhe vendet kritike për luftën e Izraelit me Hamasin ishin "të detyruara" t'i pranonin ata.

Ndërkohë, Trump tha se Gaza do t'i "dorëzohet" SHBA-së nga Izraeli "në përfundim të luftimeve". Por presidenca palestineze përsëriti refuzimin e saj të planit, i cili ka thënë se do të shkelte ligjin ndërkombëtar dhe këmbënguli se "Palestina nuk është në shitje".

Ministri izraelit i mbrojtjes shkroi në X të enjten se ai përshëndeti "iniciativën e guximshme" të presidentit amerikan, duke thënë se ajo mund të "mbështesë përpjekjet afatgjata të rindërtimit në një Gazë të çmilitarizuar dhe pa kërcënime pas Hamasit".

Ai pretendoi se Hamasi po i pengonte njerëzit të largoheshin nga Gaza dhe tha se ata duhet të kishin "të drejtën e lëvizjes së lirë dhe migrimit".

Të mërkurën, mbreti i Jordanisë shprehu "refuzimin e çdo përpjekjeje për aneksimin e tokës ose zhvendosjen e palestinezëve në Gaza dhe Bregun Perëndimor", ndërsa ministri i jashtëm i Egjiptit theksoi rëndësinë e rindërtimit "pa largimin e palestinezëve nga Rripi i Gazës".

Zyra e OKB-së për të drejtat e njeriut paralajmëroi se çdo transferim i dhunshëm ose deportim i njerëzve nga territori i pushtuar ishte rreptësishtë i ndaluar sipas ligjit ndërkombëtar. Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së tha gjithashtu se ishte "thelbësore për të shmangur çdo formë spastrimi etnik" dhe theksoi se Gaza do të ishte një pjesë integrale e një shteti të ardhshëm palestinez.

Antonio Guterres tha në një takim në Nju Jork se bota "kishte parë një ç’humanizim dhe demonizimin rrëqethës, sistematik të një populli të tërë".


MË SHUME NGA Rajoni dhe Bota