22:58 / 07.02.2025
Trump: Do të nënshkruaj urdhrin ekzekutiv për rikthimin e tubëzave plastikë
Presidenti amerikan, Donald Trump, ka njoftuar se javën e ardhshme do të nënshkruajë një urdhër ekzekutiv për t`i dhënë fund politikës së Administratës Biden për përdorimin e `tubëzave prej letre`.
“Do të nënshkruaj një urdhër ekzekutiv javën e ardhshme për t’i dhënë fund shtytjes qesharake të Biden-it për 'tubëzave prej letre', të cilët nuk funksionojnë. KTHEHEMI TEK PLASTIKA!”, shkroi Trump.
Ky vendim pritet të rikthejë përdorimin e tubëzave plastikë, një çështje që ka qenë pjesë e debatit mbi mjedisin dhe rregulloret federale në SHBA.























