Gjykatësi bllokon dërgimin në pushim pa pagesë të punëtorëve të USAID-it
BKT
Rajoni dhe Bota

Gjykatësi bllokon dërgimin në pushim pa pagesë të punëtorëve të USAID-it

Flutura Bekqeli /RTK

Një gjykatës federal ka bllokuar përkohësisht presidentin Donald Trump që t`i dërgojë 2200 punëtorë në Agjencinë Amerikane për Zhvillim Ndërkombëtar (USAID) në pushim me pagesë, disa orë përpara se të ndodhte. Ne anën tjetër, një tjetër gjykatës federal bllokoi Departamentin e Efiçiencës së Qeverisë (Doge) të Elon Musk që të hynte në të dhënat e Departamentit të Thesarit.

Gjykatësi Carl Nichols lëshoi një urdhër ndalimi të përkohshëm "të kufizuar", në përgjigje të një padie të minutës së fundit të ngritur nga dy sindikata që përpiqeshin të shpëtonin agjencinë.

Urdhri do të qëndrojë në fuqi për një javë, deri më 14 shkurt në mesnatë Trump ka argumentuar se USAID, agjencia e ndihmës jashtë shtetit, nuk është një përdorim i vlefshëm i parave të taksapaguesve dhe dëshiron ta çmontojë atë.

 Ai planifikon të lërë në pushim pothuajse të gjithë 10,000 punonjësit e agjencisë, me përjashtim të 611 punëtorëve. Padia e minutës së fundit të premten argumentoi se qeveria po shkelte Kushtetutën e SHBA dhe gjithashtu se punëtorët po vuanin dëmtime.

Gjykatësi Nichols mbajti anën e sindikatave, duke thënë se ata do të pësonin "dëm të pariparueshëm" nëse gjykata nuk ndërhynte, ndërsa do të kishte "zero dëm për qeverinë".

Urdhri rikthen gjithashtu 500 punonjësit e vendosur tashmë në leje administrative. Ndërsa vendimi doli, zyrtarët kishin hequr dhe mbuluar tabelat e USAID-it në selinë e organizatës në Uashington DC.

Faqja e internetit e agjencisë është gjithashtu e paarritshme. Ne anën tjetër, të shtunën, një tjetër gjykatës federal bllokoi Departamentin e Efiçencës së Qeverisë (Doge) të Elon Musk që të hynte në të dhënat e Departamentit të Thesarit që përfshijnë të dhënat personale financiare të miliona amerikanëve, raportuan mediat amerikane. 19 prokurorë të përgjithshëm të shtetit paditën administratën Trump.

Ata argumentuan se Musk, dhe Doge, i cili nuk është një departament zyrtar i qeverisë, shkel ligjin federal.

Të shtunën herët, gjykatësi i qarkut i SHBA Paul A. Engelmayer lëshoi një urdhër paraprak për të ndaluar hyrjen dhe urdhëroi Musk dhe ekipin e tij që të shkatërronin menjëherë çdo kopje të të dhënave.


MË SHUME NGA Rajoni dhe Bota