Macron fton liderët  kryesorë evropianë për një `takim pune` në Paris
BKT
Rajoni dhe Bota

Macron fton liderët  kryesorë evropianë për një `takim pune` në Paris

M.M. /RTKlive

Ministri i Jashtëm francez, Jean-Noel Barrot, konfirmoi të dielën se presidenti francez, Emmanuel Macron, do të mbledhë liderët e vendeve kryesore evropiane për një "takim pune", urgjent të hënën, në Paris, për të diskutuar hapat e ardhshëm për Ukrainën.

“Presidenti i Republikës do të mbledhë nesër kombet kryesore evropiane për diskutime mbi sigurinë evropiane”, tha Barrot për transmetuesin publik 'France-Info', duke shtuar se “këto takime janë shumë të shpeshta”. Ai theksoi se liderët evropianë mbeten në “kontakt të vazhdueshëm”.

Raportet e mediave thanë se kryeministrat: Keir Starmer, i Britanisë, Mette Frederiksen, i Danimarkës, dhe Donald Tusk, i Polonisë, ishin midis liderëve që do të merrnin pjesë.

"Një erë uniteti po fryn mbi Evropën, siç ndoshta nuk e kemi ndjerë që nga periudha e COVID-it," shtoi Barrot, duke nënvizuar ndjenjën në rritje të kohezionit midis aleatëve evropianë.


MË SHUME NGA Rajoni dhe Bota