Trump thotë se Ukraina duhet të kishte bërë një marrëveshje më herët
BKT
Rajoni dhe Bota

Trump thotë se Ukraina duhet të kishte bërë një marrëveshje më herët

RTKLive

Presindeti amerikan Donald Trump ka vënë në shënjestër Ukrainën pasi presidenti i saj, Volodymyr Zelensky, tha se ishte një “çudi” që vendi i tij nuk ishte ftuar në bisedimet në Arabinë Saudite për t’i dhënë fund luftës me Rusinë.

Duke thënë se ishte “i zhgënjyer” nga reagimi i Ukrainës, Trump duket se fajësoi Ukrainën për fillimin e luftës, duke thënë se vendi “mund të kishte bërë një marrëveshje” më herët.

“Kam dëgjuar se, e dini, ata janë të mërzitur që nuk kanë një vend. Epo, ata kanë pasur një vend për tre vjet dhe një kohë të gjatë përpara kësaj. Kjo mund të ishte zgjidhur shumë lehtë vite më parë, pa humbur shumë tokë, pa humbje jetësh dhe pa humbje të qyteteve”, ka deklaruar Trumpi.

Ministri i jashtëm rus Sergei Lavrov u takua me Sekretarin e Shtetit të SHBA, Marco Rubio në Riad për bisedimet e para të nivelit të lartë, ballë për ballë midis dy vendeve që nga pushtimi.

Ata ranë dakord të caktojnë ekipe për të filluar negociatat për përfundimin e luftës.


MË SHUME NGA Rajoni dhe Bota