Miratohet projektligji për shpenzimet në SHBA
BKT
Rajoni dhe Bota

Miratohet projektligji për shpenzimet në SHBA

Bardhyl Bajrami/RTK

Me 217 vota për dhe 215 vota kundër, Dhoma e Përfaqësuesve në SHBA ka miratuar të martën projektligjin për shpenzimet e që është një fitore e presidentit Trump në çuarjen para të agjendës së tij.

Të gjithë përfaqësuesit demokratë votuan kundër përveç njërit, i cili nuk ka votuar fare, ndërsa kundër ishte vetëm përfaqësuesi republikan nga Kentaki, i cili ka kërkuar më shumë zvogëlim të shpenzimeve. Disa anëtarë republikan kanë kërkuar më shumë disiplinë fiskale në buxhetin 4.5 bilion dollarësh në ulje të taksave, të financuara kryesisht nga uljet e shpenzimeve por edhe duke rritur potencialisht grumbullimin e borxhit të qeverisë amerikane.

Buxheti i miratuar kërkon uljen e shpenzimeve për 2 bilion në 10 vitet në vijim për të paguar agjendën e presidentit Trump. Aty përfshihen më shumë se 100 miliardë shpenzime të reja për emigracionin dhe ushtrinë.

Pavarësisht miratimit në Dhomën e Përfaqësuesve, do të duhen të ndërmerren edhe disa hapa tjerë, përfshirë bashkimin apo shkrirjen me buxhetin e veçantë, i cili është duke u diskutuar në Senat në një proces i cili quhet rekonsilim. Pas miratimit në të dy Dhomat, projektligji shkon tek presidenti për nënshkrim para se të shndërrohet në ligj.


MË SHUME NGA Rajoni dhe Bota