Hamasi i ka dorëzuar arkivolet me trupat e katër pengjeve
Bardhyl Bajrami / RTK
Hamasi ia ka dorëzuar Kryqit të Kuq katër arkivole me trupat e 4 pengjeve, të cilat Izraeli, pas kryerjes së analizave, i ka konfirmuar identitetin e tyre, ndërsa në këmbim ka liruar më shumë se 600 palestinezë. Me këtë shkëmbim ka përfunduar edhe faza e parë e marrëveshjes gjashtëjavëshe për armëpushim.
Të mërkurën në mbrëmje, pa ndonjë ceremoni, Hamasi, nga Gaza, ia dorëzoi Kryqit të Kuq katër arkivole të pengjeve izraelite. Dorëzimi i tyre mundësoi apo siguroi lirimin e më shumë se 600 palestinezëve të ndaluar dhe të burgosur. Lirimi i palestinezëve ishte vonuar paksa.
Izraeli i ka kryer analizat forenzike dhe ka konfirmuar identitetin e 4 trupave të pengjeve izraelite të dorëzuara nga Hamasi në këmbim të lirimit të të burgosurve palestinez.
Dorëzimi i arkivoleve me trupat e pengjeve izraelite dhe lirimi i palestinezëve ishte shkëmbimi i fundit i fazës së parë gjashtëjavëshe të armëpushimit në Gazë, ndërsa tash lindin pyetjet se çfarë do të ndodhë tani?
Hamasi ka thënë të jetë i gatshëm për të vazhduar bisedimet për fazën e dytë të armëpushimit, që qëllim ka përfundimin e luftës dhe lirimin e pengjeve të mbetura izraelite. Megjithatë kryeministri Izraelit, i cili ballafaqohet me presion nga aleatët politik për të vazhduar luftën dhe shkatërrimin e Hamasit, ka quar para për vazhdimin e fazës aktuale të marrëveshjes për armëpushim.























