Trump: Marrëveshja për Ukrainën ose do të arrihet shpejtë ose fare
BKT
Foto: AP
Rajoni dhe Bota

Trump: Marrëveshja për Ukrainën ose do të arrihet shpejtë ose fare

Dardan Ramabaja / RTK

Kryeministri i Mbretërisë së Bashkuar, Keir Starmer, ka viztuar në Shtëpinë e Bardhë për bisedime me presidentin amerikan Donald Trump, ku dy liderët e janë shprehur të kënaqur me takimin.

Takimin e tyre të parë në Shtëpinë e Bardhë, Trump dhe Starmer e kanë quajtur shumë produktiv.

Trump fillimisht e quajti kryeministrin Starmer si një "negociator të ashpër" duke shtuar me humor se nuk është i sigurt se i pëlqen kjo.

Për Ukrainën, Trump tha se një armëpushim do të arrihet "së shpejti" ose "nuk do të arrihet fare"

Ai uroi kryeministrin Britanik për rritjen e shpenzimeve të mbrojtjes së Mbretërisë së Bashkuar në 2.5% të PBB-së deri në vitin 2027.

Në lidhje me aspiratën e Ukrainës për t'u bashkuar me aleancën ushtarake si pjesë e një marrëveshjeje armëpushimi me Rusinë, Trump sugjeroi "kjo nuk do të ndodhë"

Kurse kryeministri Starmer tha se ai dhe Trump folën për arritjen e një marrëveshjeje paqeje në Ukrainë që do të jetë "e vështirë, por e drejtë".

Ai shtoi se Trump ka të drejtë kur thotë se Evropa duhet të "rrisë" shpenzimet e mbrojtjes, duke shtuar se ai sheh kërcënimin në rritje me të cilin përballen.

Starmer tha se Mbretëria e Bashkuar do t'i japë Ukrainës më shumë ndihmë se kurrë më parë këtë vit, duke shtuar se vendi i tij është një nga shpenzuesit më të mëdhenj në NATO.

"Në një moment rreziku real në mbarë botën kjo marrëdhënie ka më shumë rëndësi se kurrë. Të dy vendet "mbeten partneri i parë i njëri-tjetrit në mbrojtje" dhe "nuk ka dy ushtri më të ndërthurura se tonat" tha Starmer.

I pyetur më herët nga gazetari i BBC-së Chris Mason në lidhje me atë që ai e quajti Volodymyr Zelensky një "diktator", Trump u përgjigj: "A e kam thënë këtë? Nuk mund ta besoj se do ta thosha këtë".

Në fillim të takimit, Kryeministri Starmer i dorëzoi Trumpit një letër nga Mbreti Charles, duke e ftuar atë për një vizitë shtetërore të cilën Trump e pranoi me kënaqësi.


MË SHUME NGA Rajoni dhe Bota