Papa Françesku vazhdon terapitë
Sh.Ç /RTKlive
Vatikani ka njoftuar se Papa Françesku vazhdon terapitë dhe ende i jepet oksigjen, si dhe i është nënshtruar analizave të tjera.
Salla e Shtypit e Vatikanit ka bërë të ditur se edhe gjendja shpirtërore e Papës është e mirë. Por, për shkak se do të mbetet i shtruar në spital, audienca jubilare e së shtunës anulohet.
Papa Françesku, që është hospitalizuar për më shumë se dy javë dhe po përballet me pneumoni të dyfishtë.
Françesku u shtrua në spitalin Gemelli të Romës më 14 shkurt dhe fillimisht u tha se ai po vuante nga bronkiti, por më pas u kuptua se ai kishte diçka më serioze.
Në dy vjetët e fundit, Françesku është përballur me probleme shëndetësore. Ai është i prirë që të ketë infeksione në mushkëri, pasi kur ishte i ri kishte hequr një pjesë të mushkërisë.
Françesku, 88 vjeç, është udhëheqësi i Kishës Katolike që nga viti 2013.























