Lordi meksikan i drogës, Rafael Caro Quintero, ekstradohet në SHBA
BKT
Rajoni dhe Bota

Lordi meksikan i drogës, Rafael Caro Quintero, ekstradohet në SHBA

M.M. /RTKlive

Meksika ka ekstraduar 29 anëtarë të dyshuar të kartelit të drogës në Shtetet e Bashkuara – duke përfshirë udhëheqës të profilit të lartë të bandës.

Në mesin e të ekstraduarve është edhe bosi famëkeq të drogës, i cili është kërkuar nga SHBA për vrasjen e një agjenti amerikan 40 vjet më parë.

Lëvizja – e konsideruar si nga ekstradimet më të mëdha në historinë e Meksikës – shihet si një hap i madh në marrëdhëniet dypalëshe të sigurisë midis dy vendeve.

Kjo vjen pasi presidenti amerikan Donald Trump kërcënoi në fillim të këtij viti se do të vendosë tarifa për importet nga Meksika, duke e akuzuar atë për dështimin për të trajtuar trafikun e drogës dhe migrimin masiv, raporton BBC.

“Siç e ka bërë të qartë presidenti Trump, kartelet janë grupe terroriste dhe ky departamenti i Drejtësisë është i përkushtuar ndaj shkatërrimit të karteleve dhe bandave transnacionale”, tha në një deklaratë të enjten mbrëma, Prokurori i Përgjithshëm i SHBA-së, Pam Bondi.

"Ne do t'i ndjekim penalisht këta kriminelë në masën më të plotë të ligjit për nder të agjentëve të guximshëm të zbatimit të ligjit që i kanë kushtuar karrierën e tyre - dhe në disa raste, duke dhënë jetën e tyre - për të mbrojtur njerëzit e pafajshëm nga plaga e karteleve të dhunshme," shtoi ajo.

Caro Quintero është një nga anëtarët themelues të Kartelit Guadalajara dhe njeri kyç në krijimin e trafikut modern meksikan të drogës.

Ai kërkohej në SHBA në lidhje me torturën dhe vrasjen e një agjenti të Administratës së Zbatimit të Drogës (DEA), Enrique 'Kiki' Camarena në 1985.

Caro Quintero u arrestua në atë kohë dhe kaloi 28 vjet në burg në Meksikë përpara se të lirohej në vitin 2013.

Quintero pritet të dalë në gjykatë në Nju Jork të premten.


MË SHUME NGA Rajoni dhe Bota