Zelenskyy në Uashington për një takim vendimtar me presidentin Trump
M.M. /RTKlive
Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelenskyy, ka mbërritur në Uashington për një takim vendimtar me presidentin Donald Trump, i cili do të fokusohet në një marrëveshje kornizë për aksesin në mineralet e rralla të Ukrainës, si një hap drejt përfundimit të luftës me Rusinë.
Takimi në kryeqytetin amerikan, më 28 shkurt, vjen më pak se 10 ditë, gjatë një jave të diplomacisë rrufe midis Evropës dhe Shteteve të Bashkuara dhe pasi Trump e quajti Zelenskyy-n një diktator, pjesë e një lufte fjalësh nga e cila të dy liderët janë tërhequr që atëherë, ndërsa përgatiteshin të takoheshin ballë për ballë.
Zelenskyy po synon të arrijë mbështetjen e SHBA-së për të zmbrapsur pushtimin në shkallë të plotë të Rusisë në një kohë kur Trump, i cili mori detyrën muajin e kaluar, ka ndryshuar qëndrimin e politikës së Shtëpisë së Bardhë për t'i dhënë fund më shumë se tre viteve të izolimit të shkaktuar nga agresioni i paprovokuar i Kremlinit.
Lufta e fjalëve në distancë mes Trump-it dhe Zelenskyy-t ka bërë që lideri amerikan të kritikojë homologun e tij ukrainas për trajtimin e tij të luftës, duke e quajtur Zelenskyy-n një "diktator që rrezikon të humbasë vendin e tij”.
Kryeministri britanik Keir Starmer u takua me Trump në Shtëpinë e Bardhë më 27 shkurt në një përpjekje për të ndrequr një marrëdhënie të tensionuar transatlantike të shkaktuar nga mosmarrëveshjet mbi Ukrainën dhe tregtinë.
Megjithatë, Trump u duk se i hodhi poshtë komentet gjatë një konference të përbashkët shtypi me kryeministrin britanik Keir Starmer në vizitë më 27 shkurt: "A e thashë këtë? Nuk mund ta besoj se e thashë këtë."
Ai gjithashtu e përshkroi Zelenskyy-n si "shumë trim" ndërsa dha një këndvështrim optimist për përfundimin e luftës.
"Ne po punojmë shumë për t'i dhënë fund asaj lufte. Mendoj se kemi bërë shumë përparim dhe mendoj se po ecën shumë shpejt," tha Trump.
"Ose do të jetë shumë shpejt ose nuk do të jetë fare," shtoi ai, pa komentuar më tej.























