Kryeministri britanik, Keir Starmer, do ta presë presidentin ukrainas
BKT
Foto|Sky News
Rajoni dhe Bota

Kryeministri britanik, Keir Starmer, do ta presë presidentin ukrainas

Bardhyl Bajrami|RTK

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, ka mbërritur në Mbretërinë e Bashkuar ku do të takohet me kryeministrin Keir Starmer, ndërsa nesër është paralajmëruar pjesëmarrja e tij edhe në samitin e liderëve evropianë. Zelensky ka thënë se është i gatshëm të nënshkruajë marrëveshjen për minerale me SHBA-në, por ka ripërsëritur kërkesën për garancitë për sigurinë.

Presidenti I Ukrainës Volodymyr Zelensky pas vizitës në Shtetet e Bashkuar dhe poshtërimit të përjetuar në Shtëpinë e Bardhë nga presidenti amerikan Donald Trump dhe zv/presidenti JD Vance, ka mbërritur sot në Britaninë e Madhe ku do të takohet me kryeministrin Keir Starmer ndërsa të dielën është paraparë një samit i liderëve evropian.

Zelensky, takimin e djeshëm në Shtëpinë e Bardhë e ka quajtur një dialog të vështirë megjithatë ka thënë se ai ka dëshirë që SHBA-ja të qëndrojë më afër me Ukrainën dhe ukrainasit.

Presidenti amerikan Trump, gjatë takimit të djeshëm e ka akuzuar presidentin ukrainas se po luan kumar me Luftën e Tretë Botërore.

Ukraina, ka thënë presidenti Zelenski, është e gatshme ta nënshkruan marrëveshjen për mineralet me SHBA-në por e ka ripërsëritur qëndrimin se kërkon garanci të sigurisë nga Washingtoni.

Shtetet e Bashkuara, sipas gazettes New York Times mund ta ndërpresin çfarëdo ndihme për Ukrainën, përfshirë edhe ndihmën jo të drejtpërdrejt.

New York Times ka shkruar se një përfaqësues I administratës së presdientit Trump ka deklaruar se e gjithë ndihma amerikane për ukrainën, përfshirë ndihmat e kohës së fundit në armatim dhe pajisje të autorizuara nga ish administrate e presidentit Biden, do të mund të pezullohet në një të ardhme të afërt.

 


MË SHUME NGA Rajoni dhe Bota