Trump e shpall anglishten gjuhën zyrtare të SHBA-së
BKT
Rajoni dhe Bota

Trump e shpall anglishten gjuhën zyrtare të SHBA-së

Sh.Osmanaj|RTKlive

Presidenti Donald Trump nënshkroi një urdhër ekzekutiv që e shpall anglishten gjuhën zyrtare të Shteteve të Bashkuara.

Është hera e parë në historinë amerikane që një gjuhë zyrtare është caktuar në nivel kombëtar.

Shtetet e Bashkuara nuk kanë patur ndonjëherë një gjuhë zyrtare në nivel federal, por disa shtete e kanë përcaktuar anglishten si gjuhën e tyre zyrtare.

Urdhri anulon një mandat të nënshkruar nga presidenti Bill Clinton, që kërkonte që agjencitë dhe marrësit e fondeve federale të ofronin ndihmë gjuhësore të gjerë për ata që nuk flasin anglisht.


MË SHUME NGA Rajoni dhe Bota