‘Riarmatimi i Evropës’ me pesë plane synohet mbështetja e Ukrainës
BKT
Rajoni dhe Bota

‘Riarmatimi i Evropës’ me pesë plane synohet mbështetja e Ukrainës

M.P. / RTKlive

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, nëpërmjet një deklarate për media, ka dhënë detaje nga plani “Riarmatimi i Evropës”, të cilin ajo do ta paraqesë në takimin e udhëheqësve të vendeve të Bashkimit Evropian këtë javë.

Sipas komunikatës së publikuar në faqen zyrtare të Komisionit Evropian, potencohet se ky plan sheh mundësinë e përdorimit të të gjitha aseteve financiare, për t'i ndihmuar shtetet anëtare të rrisin shpenzimet për aftësitë e mbrojtjes shpejt dhe në mënyrë të konsiderueshme.

Plani përbëhet gjithsej nga pesë pjesë, dhe sipas Von Der Leyen mund të mobilizohen afërsisht 800 miliardë euro për një Evropë të sigurt dhe të qëndrueshme.

“Së shpejti do të propozojmë aktivizimin e klauzolës kombëtare të shpëtimit të Paktit për Stabilitet dhe Rritje. Kjo do t’u mundësojë shteteve anëtare të rrisin në mënyrë të konsiderueshme shpenzimet e tyre për mbrojtje pa shkaktuar Procedurën e Deficitit të Tepruar. Për shembull: Nëse shtetet anëtare do të rrisin shpenzimet e tyre për mbrojtje me 1,5% të PBB-së në mesatare, kjo mund të krijojë hapësirë fiskale prej, afërsisht, 650 miliardë eurosh për një periudhë katërvjeçare”, thuhet në deklaratë.

Pjesa e dytë e planit ndërlidhet me mbrojtje ajrore dhe kundër raketave, sisteme artilerie, raketa dhe municione, dronë dhe sisteme kundër dronëve; por, gjithashtu, për të adresuar nevoja të tjera të investimeve për mbrojtjen. Presidentja thekson se kështu do të mund të rritet ndjeshëm ndihma ndaj Ukrainës.

“Pika e tretë është përdorimi i fuqisë së buxhetit të BE-së. Ka shumë që mund të bëjmë në këtë fushë në afat të shkurtër për të drejtuar më shumë fonde drejt investimeve të lidhura me mbrojtjen. Ky është shkaku që mund të njoftoj se do të propozojmë mundësi dhe stimuj shtesë për shtetet anëtare që të vendosin, nëse dëshirojnë të përdorin programet e politikës së kohezionit, për të rritur shpenzimet për mbrojtje. Dy fushat e fundit të veprimit kanë për qëllim mobilizimin e kapitalit privat duke përshpejtuar Bashkimin e Kursimeve dhe Investimeve dhe përmes Bankës Evropiane të Investimeve”, vazhdon komunikata.


MË SHUME NGA Rajoni dhe Bota