Kina paralajmëron SHBA-në se është e gatshme për `çdo lloj lufte`
BKT
Rajoni dhe Bota

Kina paralajmëron SHBA-në se është e gatshme për `çdo lloj lufte`

Hanife Osmani / RTK

Kina ka paralajmëruar Shtetet e Bashkuara të Amerikës se është e gatshme për `çdo lloj lufte`, duke reaguar ndaj tarifave të reja tregtare të vendosura nga administrata e presidentit Donald Trump.

Kjo përplasje e re përshkallëzon edhe më tej luftën tregtare mes dy ekonomive më të mëdha në botë. Pas vendimit të Trump për të vendosur tarifa mbi të gjitha mallrat kineze, Pekini u kundërpërgjigj menjëherë duke vendosur tarifa prej 10-15% mbi produktet bujqësore amerikane. Një postim nga ambasada kineze në Washington e bëri të qartë qëndrimin e Pekinit, duke deklaruar se Kina është e gatshme të përballet me çdo sfidë, qoftë ajo luftë tregtare apo ndonjë tjetër. 

Ndërkohë, në Pekin po mbahet Kongresi Kombëtar i Popullit, ku kryeministri kinez Li Qiang njoftoi një rritje prej 7.2% të buxhetit të mbrojtjes për këtë vit, duke argumentuar se bota po përballet me ndryshime të shpejta dhe të paparashikuara. Kjo rritje, ndonëse e pritshme, thekson angazhimin e Kinës për të forcuar pozitat e saj ushtarake dhe ekonomike në një kohë pasigurie globale. 

Pavarësisht retorikës së ashpër, Kina kërkon të paraqitet si një fuqi e qëndrueshme dhe paqësore, duke akuzuar SHBA-të për përfshirje në konflikte në Lindjen e Mesme dhe Ukrainë. Pekini gjithashtu shpreson të përfitojë nga tensionet e SHBA-ve me aleatët e saj si Kanadaja dhe Meksika, për të tërhequr më shumë partnerë ekonomikë.


MË SHUME NGA Rajoni dhe Bota