Studentët bllokojnë hyrjet e dy televizioneve në Beograd dhe Novi Sad
Sh.Ç /RTKlive
Studentët dhe qytetarët e kanë kaluar natën para RTS-së, të cilët mbrëmë rreth orës 23 kanë bllokuar objektin e mediumit publik.
Studentët në një postim në Instagram kanë shkruar se daljet do të lejohen për të gjithë punonjësit, por askush nuk do të hyjë derisa “RTS të çlirohet”.
Mesiat në Serbi reportojnë se përpara hyrjes kryesore, rojet e sigurisë kanë formuar një mur njerëzor dhe nuk po i lejojnë punonjësit të hyjnë në godinë, por kushdo që do mund të largohet.
Me studentët janë edhe një numër i caktuar qytetarësh. Disa erdhën përpara punës për të ofruar mbështetje.
Pas bllokadës së RTS, studentët e Novi Sadit bllokuan edhe Radio Televizionin e Vojvodinës. Dhjetëra studentë dhe shtetas tjerë të Serbisë janë mbledhur para hyrjes së Radiotelevizionit të Kragujevcit në shenjë solidariteti me studentët që janë duke bllokuar shërbimet publike në Beograd dhe Novi Sad























