Test i detyruar i gjermanishtes në Bavari për nxënësit e klasës së parë
BKT
Foto
Rajoni dhe Bota

Test i detyruar i gjermanishtes në Bavari për nxënësit e klasës së parë

DW &DPA

Bavaria vendos nga ky vit detyrimin e testit për njohuritë e gjermanishtes për fëmijët që shkojnë në klasë të parë.

Qëllimi është sipas autoriteteve të shmangen disavantazhet për fëmijët në shkollë e mësim. "Ne duam të identifikojmë nevojën e mësimit të gjuhës për çdo fëmijë që t'i japim ndihmën e nevojshme për të filluar mirë periudhën e edukimit shkollor", tha drejtuesja e referatit për shkollën fillore në Ministrinë e Kulturës, Maria Wilhelm. Nëse ka shumë probleme me gjuhën, fëmija është i detyruar të shkojë në kopsht me kurs të integruar të gjermanishtes, ku jepen 240 orë mësim gjuhe.

Ideja mbështetet nga shumë mësues e prindër. Të prekur nga testimi i gjermanishtes pritet të jenë afër 130.000 fëmijë. Rreth një e treta e parashkollorëve, sidomos në qytet, ka nevojë për mësim shtesë të gjermanishtes.


MË SHUME NGA Rajoni dhe Bota