Papa Françesku shënon 12 vjet nga zgjedhja si kreu i Kishës Katolike
BKT
Rajoni dhe Bota

Papa Françesku shënon 12 vjet nga zgjedhja si kreu i Kishës Katolike

atsh

Papa Françesku ka shënuar përvjetorin e zgjedhjes së tij si kreu i Kishës Katolike në spital, thuhet në një deklaratë nga Vatikani sot në mëngjes.

Sot shenohen 12 vjet që kur papa Françesku u zgjodh si pasardhës i Papës gjerman Benedikti XVI, i lindur me emrin Joseph Ratzinger.

“Papa e nisi ditën pas një nate “të qetë” në spital”, tha Vatikani.

Pas dorëheqjes së papritur të Benediktit XVI në vitin 2013, kardinali argjentinas i atëhershëm Jorge Mario Bergoglio u zgjodh si Papa i ri më 13 mars të atij viti gjatë votimit të pestë të konklavës, mbledhjes së fshehtë të kardinalëve që zgjedh Papën.

Përvjetori i zgjedhjeve është një festë publike në Vatikan, por nuk janë planifikuar ngjarje të veçanta.

Papa Françesku, 88-vjeçari po trajtohet në Spitalin Gemelli, në Romë.

“Ai vuan nga pneumonia e dyfishtë. Papa Françesku ka patur një përmirësim të lehtë, thanë mjekët.

Mbetet e paqartë se sa kohë do të qëndrojë papa Françesku në spital.


MË SHUME NGA Rajoni dhe Bota