Varrosen viktimat e Koçanit |VIDEO
BKT
Rajoni dhe Bota

Varrosen viktimat e Koçanit |VIDEO

Besnik Iseni / RTK- Shkup

Qytetarët e Koçanit ua dhanë lamtumirën e fundit bashkëqytetarëve të tyre që humbën jetën nga zjarri që shpërtheu të dielën në diskotekën "Puls".

Kortezhi mortor me trupat 24 viktimave kaloi përmes qytetit drejt varrezave të Koçanit.

35 viktimat tjera, u varrosën në fshatrat e Koçanit dhe qytetet tjera prej nga vijnë ata.

Koçani është mbuluar sot me të zeza.

Të gjitha lokalet janë të mbyllura.

Thuajse i gjithë qyteti është nisur drejt varrezave të qytetit për tu dhenë lamtumirën e fundit,bashkëqytetarëve që humbën jetën në tragjedinë e Koçanit.

Banorët e Koçanit rrëfejnë me lot në sy se tragjedia që ndodhi është një humbje e madhe për qytetin e tyre.

"Kjo është një tragjedi e madhe për Maqedoninë. Ne humbëm të rinjtë e qytetit" Banor i Koçanit

Ne humbëm fëmijët më të mirë të qytetit. Nuk mbajmë mend të ketë ndodhur tragjedi më të madhe në vendin tone”, tha banori i Koçanit

"Nuk munda të shkoj në varrim. Nuk kam zemër e shpirt të jem atje. Do të shkoj pasi të bëhet varrimi. Të pafajshmit përfunduan në varr, kurse kriminelët do të lëvizin nëpër qytet", tha  banori tjeter i Koçanit.

Ministria e Shëndetësisë e Maqedonisë së Veriut publikoi sot edhe emrat e personave që humbën jetën në tragjedinë e Koçanit. Ata janë të moshës nga 16 deri në 47 vjet.


MË SHUME NGA Rajoni dhe Bota