Negociatori rus: Bisedimet SHBA-Rusi për Ukrainën ishin intensive
BKT
Rajoni dhe Bota

Negociatori rus: Bisedimet SHBA-Rusi për Ukrainën ishin intensive

Dardan Ramabaja / RTK

Pas bisedimeve SHBA-Rusi ne Riad, palët pritet ta lëshojnë një deklaratë të përbashkët, ndërsa amerikanët tani janë duke zhvilluar bisedimet me palën ukrainase.

Në krye të agjendës thuhet se ishte ringjallja e një marrëveshjeje të drithit të vitit 2022 që lejonte Kievin të eksportonte përmes Detit të Zi ku në këmbim, Moska thuhet se po kërkon lehtësim nga sanksionet perëndimore.

Një burim i Shtëpisë së Bardhë i tha agjencisë së lajmeve Reuters të hënën se bisedimet po shkojnë "jashtëzakonisht mirë" dhe "një njoftim pozitiv" pritet "në të ardhmen e afërt".

Një zyrtar rus që është pjesë e ekipit negociator i përshkruan bisedimet si "të dobishme", raporton agjencia shtetërore e lajmeve Tass.

Bisedimet Rusi-SHBA në Riad ishin "të vështira, por konstruktive", ka thënë negociatori Grigory Karasin në kanalin e lajmeve Rossiya 24 të kontrolluar nga shteti.

Sipas raporteve, delegacionet e SHBA-së dhe Ukrainës po mbajnë aktualisht një raund tjetër bisedimesh në Riad.

"Ne jemi ende duke punuar me amerikanët," i tha një anëtar i delegacionit ukrainas një grupi të vogël mediash, sipas agjencisë së lajmeve AFP.

Ndërsa bisedimet po mbaheshin bisedimet, Rusia kreu një sulm me raketa që synonte veri-lindjen e Ukrainës në të cilën dhjetëra u plagosën.

Forcat ajrore të Ukrainës thonë se Rusia përdori 139 dronë dhe një raketë balistike Iskander në sulmet gjatë natës.

Sipas deklaratës së lëshuar mëngjesin e sotëm, ai ka rrëzuar 78 dronë, ndërsa 34 të tjerë ishin dronë që nuk mbanin eksploziv dhe nuk shkaktuan dëme.

Ai nuk tha se çfarë ndodhi me 27 dronët e mbetur apo raketën, gjë që sugjeron se ata me siguri arritën objektivat e tyre.


MË SHUME NGA Rajoni dhe Bota