Ukraina godet Kurskun
BKT
Rajoni dhe Bota

Ukraina godet Kurskun

Dardan Ramabaja / RTK

Ukraina godet rajonin rus të Kurskut me dronë, ndërsa Rusia dhe SHBA-ja kanë komentuar rreth konfliktit dhe bisedimeve të mundshme të paqes.

Forcat e ukrainase goditën rajonin Kursk të Rusisë që kufizohet me vendin e tyre me dhjetëra dronë, duke vrarë një grua të moshuar, duke plagosur nëntë persona në disa ndërtesa në qendrën administrative të rajonit, thanë autoritetet ruse të martën.

Ministria ruse e mbrojtjes, e cila lëshon të dhëna vetëm se sa dronë kanë shkatërruar forcat e saj dhe jo sa lëshon Ukraina, tha se 109 dronë u rrëzuan mbi rajonin e Kurskut gjatë natës.

“Kursk i është nënshtruar një sulmi masiv armik gjatë natës”, tha administrata e rajonit të Kursk në një postim në aplikacionin e mesazheve Telegram.

Fatkeqësisht, një grua 85-vjeçare ka ndërruar jetë.

Një ndërtesë shumëkatëshe e apartamenteve u dëmtua si rezultat i sulmit me dron, ku disa banesa morën flakë, tha ushtruesi i detyrës së kryetarit të bashkisë së Kursk, Sergei Kotlyarov në Telegram.

Banorët janë evakuuar në një shkollë aty pranë, shtoi ai.

Administrata e rajonit postoi foto të një pallati shumëkatëshe me dritare të shkatërruara dhe dëmtime nga zjarri në fasadë. Dronët goditën gjithashtu një garazh ambulance, duke dëmtuar 11 makina, tha ai.

Të hënën në mbrëmje, tre persona u vranë në rajon si rezultat i një sulmi me dron ukrainas, thanë zyrtarët.

Ministri i Jashtëm rus Sergei Lavrov tha se nuk ishte e lehtë të binte dakord me Shtetet e Bashkuara për pjesët kyçe të një marrëveshjeje të mundshme paqeje për t'i dhënë fund luftës në Ukrainë dhe se Rusia nuk do ta lejonte më kurrë veten të varet ekonomikisht nga Perëndimi.

Kurse presidenti Donald Trump ka fajësuar Volodymyr Zelenskyn për fillimin e luftës me Rusinë, një ditë pasi një sulm masiv rus vrau 35 njerëz dhe plagosi 117 të tjerë në Ukrainë.

Presidenti amerikan tha se lideri ukrainas ndan fajin me presidentin rus Vladimir Putin për "miliona njerëz të vdekur" në luftën në Ukrainë.

“Ju nuk filloni një luftë kundër dikujt 20 herë më shumë se madhësia juaj dhe më pas shpresoni që njerëzit t'ju japin disa raketa”, u tha ai gazetarëve në Shtëpinë e Bardhë, duke fajësuar gjithashtu ish-presidentin e SHBA Joe Biden për konfliktin.

Komentet e Trump vijnë pas zemërimit të gjerë për sulmin e Rusisë në qytetin ukrainas të Sumy të dielën, i cili ishte sulmi më vdekjeprurës rus ndaj civilëve këtë vit.


MË SHUME NGA Rajoni dhe Bota