Edhe një gjeneral i lartë rus vritet si pasojë e atentatit në Moskë
Luan Qorraj /RTK
Një gjeneral i lartë i ushtrisë ruse, Yaroslav Moskalik, është vrarë gjatë një atentati që ndodhi në Moskë. Edhe pse nuk ka konfirmim zyrtar nga Kievi, besohet se edhe ky atentat ishte ekzekutuar nga agjencitë e inteligjencës ukrainase.
Zyrtarët rusë kanë konfirmuar raportet e mëhershme se një gjeneral i lartë i forcave të armatosure është vrarë si pasojë e atentatit që ndodhi në Moskë.
Sipas njoftimeve, gjeneral Yaroslav Moskalik u vra gjatë orëve të paradites kur një bombë e vendosur në afërsinë e veturës së tij shpërtheu duke e vrarë gjeneralin.
Moskalik ka qenë zëvendës kreu i departamentit të operacioneve të gjeneral-shtabit rus, përderisa në të kaluarën ai ka qenë edhe përfaqësues i ushtrisë ruse gjatë bisedimeve në Minsk.
Edhe pse hetuesit deri me tani nuk kanë komentuar rreth asaj se kush mund të qëndrojë prapa atentatit, përderisa Kievi nuk komenton rreth incidenteve të tilla, shumë mediume dhe analistë, tanimë, kanë thënë se besohet që prapa atentatit qëndrojnë agjencitë e inteligjencës ukrainase, ata cekën gjithashtu se ky atentat ka ngjashmëri me ngjarjen e dhjetorit 2024, kur në një shpërthim tjetër u vra gjenerali Igor Kirilov, i cili ishte akuzuar për orkestrimin e përdorimit të armatimit kimik kundër forcave ukrainase në front.
Me këtë, Yaroslav Moskalik u bë gjenerali i dhjetë rus, i cili u vra që nga fillimi i invazionit të Ukrainës























