Trump dhe Zelensky takohen në Vatikan
BKT
Rajoni dhe Bota

Trump dhe Zelensky takohen në Vatikan

V.TH / RTKLive

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump dhe udhëheqësi ukrainas, Volodymyr Zelensky, u takuan për rreth 15 minuta në Vatikan dhe ranë dakord të takoheshin përsëri më vonë atë ditë për bisedime të mëtejshme, raporton Rainews.it

Takimi, i cili zgjati 15 minuta, u zhvillua në Bazilikën e Shën Pjetrit.

Fotot e publikuara nga zyra e udhëheqësit ukrainas i tregojnë të dy të ulur përballë njëri-tjetrit në qendër të një salle mermeri, pa asnjë nga ndihmësit e tyre afër.

Ndryshe ky takim në Vatikan, është i pari i tyre që nga përplasja e ashpër në Zyrën Ovale në Uashington në muajin shkurt, dhe vjen në një kohë kritike në negociatat që synojnë t'i japin fund luftimeve midis Ukrainës dhe Rusisë.

Reuters shkruan se "Presidenti Trump dhe Presidenti Zelenskyy u takuan privatisht sot dhe patën një diskutim shumë produktiv. Më shumë detaje rreth takimit do të vijnë më pas", tha Steven Cheung, drejtor i komunikimit në Shtëpinë e Bardhë.

Po ashtu edhe shefi i stafit të Zelenskiy, Andriy Yermak, e përshkroi takimin si "konstruktiv" në një postim në medien sociale “X”.


MË SHUME NGA Rajoni dhe Bota