Kastrioti në finale pas fitores ndaj Rahovecit
Uran Krasniqi/RTKLive
Kastrioti është finalisti i dytë i Kupës së Kosovës në hendboll, pasi ka mposhtur Rahovecin në një me rezultat 27:24.
Përballja është zhvilluar të shtunën mbrëma në palestrën "Bill Clinton" para një numri të madh të shikuesve.
Ndeshja ka qenë e fortë nga fillimi deri në fund, me duele të ashpra, mbrojtje të forta dhe gola të bukur.
Rezultati ka qenë i ngushtë gjatë gjithë kohës, duke e bërë sfidën edhe më dramatike.
Te Kastrioti, më efikasët kanë qenë Rron Ramadani dhe Deniz Terziqi me nga shtatë gola secili, ndërsa Yassine Henahen ka kontribuar me pesë gola. Ndër më të dalluarit ka qenë edhe portieri Wadi Chebbi, që ka bërë pritje vendimtare.
Në anën tjetër, për Rahovecin është dalluar Arbios Mushkolaj me gjashtë gola, ndërsa Mali Luzha dhe Victor Alonso kanë realizuar nga pesë gola secili.
Kastrioti do të përballet në finale me Besa Famgasin. Finalja zhvillohet të dielën, nga ora 20:00, në palestrën "Bill Clinton".























