13:14 / 28.04.2025
Konklava për zgjedhjen e një Pape të ri do të fillojë më 7 maj
A.B|RTKlive
Konklava për zgjedhjen e një Pape të ri do të fillojë më 7 maj, sipas Zyrës së Shtypit të Selisë së Shenjtë.
Kardinalët e pranishëm në Romë morën vendimin të hënën në Kongregacionin e tyre të pestë të Përgjithshëm.
Konklava do të zhvillohet në Kapelën Sistine të Vatikanit, e cila mbetet e mbyllur për vizitorët gjatë atyre ditëve.























